Digjet një automjet terreni në Strazhë
Një automjet terreni me targa nga Kumanova mbrëmë është djegur në pompën e benzinës në Strazhë, me ç’rast nga të punësuarit është shtyrë jashtë pompës së benzinës, me ç’rast tërësisht është djegur.
Në buletinin policor është theksuar se mbrëmë rreth orës 22:15, në pompë benzine në vendin “Strazhë” ka ardhur deri të djegie të automjetit të terrenit “Iveko” me targa nga Kumanova e drejtuar nga kumanovari V.B. (32), ndërsa pronësi e një firme private nga Kumanova.
Zjarri ka shpërthyer në momentin kur automjeti ka qenë përplot me derivate. Zjarri ka shpërthyer nga pjesa e poshtme të motorit, ndërsa nga ana e të punësuarve automjeti është shtyrë jashtë pompës së benzinës. Menjëherë pastaj zjarri e ka përfshirë gjithë automjetin.
Pas intervenimit të Njësitit territorial zjarrfikës Gostivar, zjarri është shuar.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Stacionit policor Gostivar.
Po ndërmerren masa për konfirmim të arsyeve për shkaktimin e zjarrit.