Probleme tek Reali, dëmtohet ‘ylli’ i skuadrës (FOTO)
Pas fitores 3-0 ndaj APOEL-it, Real Madrid ka marrë lajmin e keq pasi është dëmtuar Mateo Kovacic.
Mesfushori i Real Madridit ka pësuar një problem muskulor në pjesën e parë të ndeshjes në Ligën e Kampionëve.
Ish ylli i Interit u desh të largohej nga loja mes lotëve pas vetëm 25 minutash lojë në “Santiago Bernabeu”.
Ditën e sotme Kovacic pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit që nuk duhet i lehtë.
Trajneri Zinedine Zidane e zëvendësoi kroatin me gjermanin Toni Kroos.