7 ushqimet që do t’ju ndihmojnë me problemet e gjumit
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/09/USHQIM-PER-GJUM.jpg?fit=830%2C622&ssl=1)
Kemi folur gjatë për problemet e gjumit, ashtu sikurse kemi dhënë sugjerime mbi zgjidhjen e shqetësimeve të tilla. Pas një dite të gjatë e të lodhshme, ajo që duhey shmangur medoemos është pagjumësia. Orët e kaluara në gjendje qetësie të plotë janë ato që i nevojiten më shumë trupit dhe organizmit në tërësi, shkruan Bordo.al. Përvec rekomandimeve për ushtrimin e disa ushtrimeve fizike të lehta para orëve të vona, çfarë ndikon më shumë është edhe ushqimi. Produkte të ndryshme ushqimore do t’ju ndihmojnë të kaloni problemin e pagjumësisë, dhe në listën e poshtme do ta kuptoni arsyen:
Çerealet
Përmbajtje të vitaminës B6, e përshtatshme për të përshpejtuar gjumin.
Humus
Burim tritofani, që ndihmon në prodhimin e hormonit të gjumit.
Bananet
Përmbajtje tritofani dhe magniumi, që relaksojnë muskujt dhe çojnë në gjumë më të shpejtë.
Buka integrale
Ndihmon në prodhimin e magniumit dhe insulinës.
Farat
Tritofani në përmbajtje do të bëjë trupin të ndihet i relaksuar.
Kos me mjalt
Përzierja ideale për të mposhtur pagjumësinë, si burim i trirofanit, magniumit dhe vitaminës B2 sëbashku.