Integrimet euroatlantike të Maqedonisë, pritet mbështetja e Britanisë së Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë të parë pune në Britaninë e Madhe.

Dimitrov do të pritet nga ministri shtetëror britanik për Evropën, Sër Alan Dankan, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Londër do të ketë takime dypalëshe me parlamentarë britanikë, si dhe takim të veçantë me Komisionin për punë të jashtme në Dhomën e Sipërme të Parlamentit.

Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën “Democracy UK: Global Values in an Uncertain World” që e organizon Fondacioni Uestminster për demokraci (WFD) me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj.

“Pritet që gjatë vizitës së Dimitrovit në Londër të konfirmohet mbështetja britanike për integrime euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, ndërsa do të bisedojë edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes projekteve konkrete në sfera të ndryshme të bashkëpunimit”, theksojnë nga MPJ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button