Antikorrupsioni ka hapur rast të ri për ulje në detyrë pas shpalljes së zgjedhjeve

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot ka vazhduar me seancat publike në lidhje me ankesat dhe kërkesat e ndërlidhura me procesin zgjedhor. Komisioni antikorruptues ka hapur rast të ri për risistemim pas shpalljes së zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë si të pabazë një ankesë.

Deri te Komisioni akoma nuk kanë arritur përgjigjet e kërkesave në lidhje me ankesat, që janë pranuar në seancat paraprake publike, ndërsa në lidhje me dorëheqjet dhe procedurat disiplinore pas shpalljes së zgjedhjeve.

Sot në seancën publike Komisioni vendosi që të hap rast në lidhje me ankesën për ulje në detyrë të dr. Elena Shikallovskës nga Ohri kundër IPSH Spitali i përgjithshëm – Ohër. Ajo është dërguar në një vend tjetër të punës pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, ndërsa gjithashtu në bazë të dokumenteve të parashtruara i është ulur edhe rroga.

Antikorrupsioni e hodhi poshtë ankesën e Jovica Jovevskit si të pabazë kundër Shërbimit për çështje të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili gjithashtu ankohet në ulje në detyrë.

LEXO: Antikorrupsioni e refuzoi ankesën për shkarkimin e ish ushtruesit të detyrës të drejtorit në “Jasen” Oliver Andonov
LEXO: Ndërrimi i funksionerëve shtetëror, Antikorrupsioni stërmbushet me ankesa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button