Mbi 2 mijë trupa të civilëve janë gjetur nën rrënoja në Mosul

Që nga korriku, mbi 2,000 trupa të civilëve janë gjetur në pjesën perëndimore të Mosulit, pasi qyteti u pastrua nga DEASH-i në muajin qershor, bëri të ditur një zyrtar irakian të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Saad Hamid duke folur për AA-në, tha se mbi 2,100 trupa të civilëve u gjetën nën rrënoja.

Hamid tha se gjatë punës së tyre ekipi u përball me “mungesën e pajisjeve dhe problemeve të ndryshme të sigurisë, pasi pjesëtarët e DEASH-it qëllonin nga bunkerë, tunele ose bodrume”.

Ende ka rreth 400 deri në 500 trupa që duhet të largohen nga rrënojat, të cilat mund të zgjasin deri në dy muaj për të përfunduar punën, shtoi Hamid.

Pas një fushate nëntë mujore në qershor, ushtria irakiane nga grupi terrorist rimori qytetin verior të Mosulit, kryeqytetin rajonal të provincës së Ninevës.

Në gusht, DEASH-i u dëbua nga distrikti Tal-Afar i Ninevës pas një operacioni të ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button