Shkup, parlamenti miratoi ndryshimet e dy ligjeve në lexim të parë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në kuadër të seancës së 12-të i pranoi në lexim të parë propozim-ndryshimet e Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe shfrytëzuesit e buxhetit dhe të Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se do të votojnë për propozim ndryshimet ligjore, por se presin gjatë javës së ardhshme edhe deputetët e shumicës ta japin votën e tyre për projekt-ligjet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE të cilat, siç tha, janë të rëndësishme për qytetarët.

Në fillim të seancës, Dimovski reagoi për punën e kryetarit të Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane, Artan Grubi dhe për mënyrën e votimit për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Akuzoi se është shkelur procedura e votimit dhe është keqpërdorur funksioni kryetar i Komisionit nga Artan Grubi. Sipas Dimovskit, nuk është pranuar kërkesa e deputetit Antonio Milloshovski që të votohet individualisht për Projekt-ligjin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaroi se kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane ka vepruar në pajtim me Rregulloren për punë.

“Rregullorja e Kuvendit sanksionon votimin individual në seancë plenare nëse dallimi midis “për” dhe “kundër” është deri në pesë vota. Një mundësi e tillë nuk u jepet trupave punuese në Kuvend”, tha Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button