Mogerini: BE-ja t’i përforcojë sanksionet kundër Koresë Veriore

Bashkimi Evropian po përgatitet të vendos sanksione më të rrepta kundër Koresë Veriore, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

“Gjatë ditëve në vijim do t’u propozoj ministrave t’ë vendosim sanksione më të rrepta kundër Koresë Veriore”, deklaroi Mogerini në Talin, para takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Ajo theksoi se sot bota po ballafaqohet me nivele të ndryshme të kërcënimeve, të cilat paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë në botë. Mogerini vlerësoi se BE-ja duhet të harmonizohet me të gjitha rezolutat e reja të Këshillit të Sigurimit të KB-së, si dhe vetë të shtojë sanksione të reja.

Në kryeqytetin e Estonisë, sot mbahet takim i ministrave të punëve të jashtme dhe mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën do të debatohet për sanksione të reja kundër Phenianit.

Prova e gjashtë e fundit bërthamore të cilën e ka kryer Koreja Veriore shkaktoi shqetësim te bashkësia ndërkombëtare dhe ngriti një valë nismash për vendosjen e sanksioneve të reja më të rrepta ndaj Phenianit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button