Zaev u takua me Netanjahun: thellim të bashkëpunimit mes Izraelit dhe Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është për vizitë pune në Izrael, sot në Jerusalem kishte drekë pune me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Kryeministri izraelit Netanjahu pas takimit në Tuiter shkroi se me Zaevin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Maqedonisë.

Dy kryeministrat pasdite kanë konferencë shtypi të përbashkët në Jerusalem, në të cilën informojnë për përmbajtjen e bisedimeve.

Заев и Нетанјаху

Kryeministri i Maqedonisë gjatë ditës duhet të takohet edhe me liderin e opozitës Isak Hercog. Zaevin në Izrael, ku është duke qëndruar me ftesë të kolegut të tij izraelit Netanjahu, e shoqëron një delegacion qeveritar dhe i biznesit.

Gjatë vizitës, takime të ndara me kolegët e tyre nga Izraeli, do të kenë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

ЗАЕВ РИВЛИН

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Zaev pati takim me presidentin izraelit, Rueven Rivlin. Qeveria demokratike dhe reformuese në Maqedoni hapi mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe atij ekonomik me Izraelin, konkluduan në takim Zaev dhe Rivlin.

Kryeministri i Maqedonisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, ishte për vizitë edhe në Jad Vashem në Jerusalem, Qendrën memoriale të Holokaustit. Ai vendosi lule në emër të Republikës së Maqedonisë, në Hollin e Përkujtimit, për 6 milionë të vdekurit, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbolli edhe dru të paqes në Pyllin e kombeve, gjithashtu në Jerusalem.

Pasdite Zaev foli në Këshillin izraelit për punë të jashtme, dhe në Biznes forumin që e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button