VMRO-DPMNE pengon rritjen e rrogës minimale dhe heqjen e taksës radiodifuzive

Deputetët e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE janë shprehur kundër propozimi të tre ligjeve të propozuara nga shumica parlamentare që të hyjnë në procedurë kuvendore dhe të votohet me procedurë të përshpejtuar, njofton Portalb.mk.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kjo është “kusht” për BDI-në dhe LSDM-në që ata të shprehin qëndrim për pakon e ligjeve të propozuara nga partia e tij.

“Propozuam tre ligje me procedurë të përshpejtuar. Rritje e rrogës për 5 përqind për të punësuarit e sektorit publik, ndryshime të ligjit për përmbarues i cili parasheh që shuma e shlyerjes së borxhit të mos jetë më e madhe se vlera e borxhit si dhe ndryshime të ligjeve të cilat do të mundësonin përfitim të bonove nga ana e studentëve të vitit të tretë dhe katërt. Nuk votojmë për ligjet e shumicës parlamentare sepse presim që ata të shprehen për propozimet e tona”, tha Dimovski.

Për këtë shumica parlamentare ka votuar që propozimet e VMRO-DPMNE-së të futen në rend të ditës, pas së cilës deputeti i saj, Dimovski ka sqaruar se “futja në rend dite nuk do të thotë se opozita do të voton për tre ligjet e shumicës parlamentare”.

“Ne do të presim të rritet rroga për 5 përqind e më pas do të votojmë për propozimet  e juaja”, tha Dimovski.

Përndryshe, shumica parlamentare ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë propozimet për ligjin e rrogës minimale, punëtorëve të falimentuar dhe shkëputjen e taksës radiodifuzive. Siç qëndron në njoftimin e propozimit të këtyre ligjeve, këto ligje kanë një rëndësi të veçantë dhe do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, për zvogëlimin e dallimeve sociale dhe për largimin e padrejtësisë së punëtorëve të falimentuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button