Në prani të psikologut shumë gra nuk pranojnë se dhunohen

Jo vetëm para policisë por edhe para një psikologu, ku konsiderohet se zhvillohet një bisedë intime e kofidente, shumë gra dhe vajza e kanë ende të vështirë te pranojne se dhunohen.

Psikologia Silva Loka thotë se gjatë seancave ku ato referojnë probleme të tjera, spontanisht zbulohet se janë të dhunuara psikologjikisht apo fizikisht, transmeton Oranews.

Silva Loka: Të shkosh tek psikologu për të adrsuar dhunën ndaj teje është e rëndë për pjesën më të madhe të grave, sepse kjo do të duhet të hapë pastaj një diskutim për marrëdhënien në çift, marrëdhënien në familje. Dhuna ndaj gruas nëpërgjithësi nuk është një ndër gjërat me të cilat njerëzit vijnë si arsye për të shkuar tek psikologu. Pastaj kur fillon dhe punon me gruan, herët apo vonë zbulohet që në mos ka qenë dhuna arsyeja e gjithë kësaj problematike, dhuna është një nga arsyet e gjithë problematikës që gruaja vjen në terapi.

Psikologia tregon se si trajtohen këto raste, ku fokusi vendoset te ndërgjegjësimi për të qënë intolerante ndaj dhunës

Silva Loka: Një grua apo një vajzë që shkon tek psikologu sepse është viktimë e dhunës në familje ndihmohet e para për të kuptuar se çfarë është të jesh viktimë e dhunës në familje. E dyta ndihmohet për të kuptuar që viktimizimi nuk është faji i viktimës. Gruaja dhe vajza ndihmohen për të kuptuar që dhunë në familje është një dhunë ciklike dhe tenont të jetë sistemike.

Theksin, Loka e vendos te forcimi i institucioneve e më tëpër i shërbimit social, teksa shton se të prekur nga dhuna në familje janë edhe fëmijët, të cilet e ardhmja mund t`i shëndroj në dhunues.
Silva Loka: Një fëmijë që në familje etiketohet, kërcënohet, dhunohet, ndëshkohet është një fëmijë që kur del jashtë mureve të shtëpisë do të pranojë që të trajtohet në këtë mënyrë nga bashkëmoshatarët apo nga njerëz më të rritur, për më tepër mund të kthehet në dhunues.

Pas thirrjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Cako, për një kujdes të shtuar ndaj rasteve të dhunës në familjëe, këtë të shtunë, polcia ka bërë të ditur se ka ndaluar 3 persona të akuzuar për ushtrim dhunë ndaj të afërmve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button