LSDM: DPMNE-ja të largohet nga bllokadat, ligjet duhet të miratohen

Pas dorëzimit të tre ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë, prijësja e shumicës parlamentare, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës bën thirrje ndaj VMRO-DPMNE-së që të mos i bllokojë ligjet e njëjta sepse ata sjellin të ardhura për qytetarët e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE-ja duhet të dalë nga vetja dhe të dorëzohet nga bllokadat dhe obstruksionet e Kuvendit sepse ligjet që u sollën në Kuvend do të kontribuojnë për të rritur të ardhurat e qytetarëve, të eliminojnë dallimet sociale si dhe për larguar padrejtësitë për dekada ndaj punëtorëve të falimentuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Përndryshe, shumica parlamentare sot ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë propozimet për ligjin e rrogës minimale, punëtorëve të falimentuar dhe shkëputjen e taksës radiodifuzive. Sipas shumicës parlamentare, këto ligje kanë një rëndësi të veçantë dhe do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, për zvogëlimin e dallimeve sociale dhe për largimin e padrejtësisë së punëtorëve të falimentuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button