Mbërrin në Milano ditën e fundit të merkatos, Interi transferon këtë sulmues
Interi ka arritur marrëveshjen me klubin francez Caen për të transferuar sulmuesin e talentuar, Yann Karamoh.
19-vjeçari ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore me klubin e ri, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.
Ai do të mbërrijë në formë të huazimit me mundësi të blerjes gjatë verës së vitit 2018.