Ivanoviç: Jo zgjedhje në Kosovë pa pëlqimin e UNMIK-UT

I ashtuquajturi sekretari shtetëror (i Serbisë) në Ministrinë e Kosovës, Olive Ivanoviç ka deklaruar se institucionet serbe në Kosovë do të ekzistojnë edhe nëse nuk mbahen zgjedhjet e lira më 6 maj.
“Në institucione në vend të, të zgjedhurve, do të vendosen funksionarët, përkatësisht organet e përkohshme që do të emëroj Qeveria e re si zgjidhje e përkohshme deri të krijimi i kushteve që organet të zgjidhen”, ka thënë Ivanoviç për një gazetë serbe.
Sipas fjalëve të tij tentimi, për të mbajtur zgjedhjet lokale pa pëlqimin e UNMIK-ut të cilat janë kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare do të rrezikonte mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Mbajtja e zgjedhjeve do të rrezikonte vazhdimësinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha i ashtuquajturi sekretar i shtetit (të Serbisë) në Ministrinë e Kosovës dhe shtoi se është i sigurt se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të organizohen pa pengesa“.
“Nuk do të ketë sekuestrim të materialit zgjedhor ose ndërhyrje të policisë në vend votime”,ka deklaruar Ivanoviç.
Si dihet zyrtarët e Prishtinës kanë paralajmëruar se nëse nevojitet me dhunë ,do të pengojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button