Pranvera i nxjerr në natyrë struganët

Koha e mirë me diell në këto ditë të para të pranverës ka ‘ngjallur’ Strugën në çdo aspekt pas një dimri të gjatë me shumë borë dhe të ftohtë. 

Mjafton vetëm t’i hedhësh një sy lokaleve, shëtitoreve dhe rrugëve në qytetin e Strugës dhe menjëherë do konstatosh që qytetarët të mëdhenj dhe të vegjël po shijojnë diellin e pranverës më së miri.

Nga moti i mirë që po mbanë këtyre ditëve po përfitojnë financiarisht më së miri lokalet restorantet dhe baret të dislokuara përskaj liqenit dhe lumit Drin të cilat si asnjëherë tjetër gjatë muajin mars kanë filluar të punojnë me terasat kjo falë diellit dhe kohës që sivjet u ka ardhur në ndihmë duke rritur në maksimum xhiron.

Ndërsa adhuruesit e vrapit në natyrë janë ato që më së shumti duket se i janë gëzuar motit të mirë sepse  i ndesh me shumicë duke vrapuar dhe ecur në përreth bregut të liqenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button