Pas rregullimit të sinjalizimit, parkimi do të paguhet

Pas pastrimit të borës, në Tetovë janë dëmtuar shumë shenja komunikacioni që ka detyruar komunën e Tetovës, më saktësisht sektorin për komunikacion tw inicojë një aksion për rregullimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në qytetin e Tetovës,   deklaroi udhëheqësi i sektorit për komunikacion, Mehmet Jonuzi. .

Jonuzi për Portalb  deklaroi se pas përfundimit të rregullimit të sinjalizimit horizontal do të fillohet edhe me projektin e parkimit zonal në qytet që do të ndahet në dy pjesë ata A dhe B.

Zona A do të përfshijë qendrën e Tetovës dhe në bazë të regullores parkimi në këtë zonë do të jetë 25 denarë për një orë  dhe zona B që parkimi për një orë do të jetë 20 denarë, tha Jonuzi.

Nga sektori i komunikacionit shpresojnë se me rregullimin e parkimit zonal qyteti do të zgjidh një problem të madh sa i përket kaosit në qytet që e shkaktojnë veturat e keq parkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button