Gjermani, alarm për sulme të mundshme terroriste

Zyra Federale e Krimeve (BKA) në Gjermani ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në shtetet e Perëndimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për Grupin Mediatik Funke, një zyrtar i BKA-së ka theksuar se organizatat terroriste çdo ditë e më shumë janë duke menduar të organizojnë sabotime në hekurudha dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë daljen e trenave nga binarët.

Zyrtari në fjalë ka thënë se organizata terroriste Al Kaeda në një revistë ka bërë thirrje për sabotazh në hekurudhat në shtetet perëndimore. “Edhe pse konkretisht nuk ka lidhje me Gjermaninë, sulmet e tilla mund të ndodhin edhe këtu”, ka thënë zyrtari i BKA-së.

Ai po ashtu ka shtuar se në një faqe të internetit që njihet për afërsinë me organizatën terroriste DEASH në muajin korrik është debatuar për nxjerrjen e trenave nga binarët në Evropë. Sipas tij, kjo faqe i cilëson si “synim i dëshiruar” incidentet si aksidenti hekurudhor i vitit të kaluar në qytetin Bad Aibling në të cilin humbën jetën 12 persona.

Edhe përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve, zyrtari në fjalë ka shtuar se nuk posedojnë informacione konkrete se një sulm i tillë mund të ndodhë në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button