Dy persona e kanë humbur jetën pasi një burrë ka hapur zjarr në një bibliotekë në Meksikën e Re
Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur pasi një burrë ka kryer sulm me armë zjarri në bibliotekën e qytetit Klovis, Meksika e Re.
Sulmuesi është arrestuar. Ai është dorëzuar, pasi policia kishte hyrë në ndërtesë, kumtuan autoritetet lokale.
Ende nuk dihen motivet për sulmin e tij, lajmëroi BTA:
Dëshmitarët okularë theksuan se burri, pasi kishte hyrë në objekt kishte filluar të gjuajë në ajër.