Braktiset nga familja, 17-vjeçarja lind e vetme në mes të rrugës (VIDEO)
Një 17-vjeçare, e cila u braktis nga familja e saj pasi mbeti shtatzënë, ka lindur në mes të rrugës.
Pamjet që po tronditin botën janë publikuar nga mediat lokale indiane, transmeton Syri.net.
Vajza lindi në rrugët e qytetit indian të Jharkhand. E mitura thuhet se ka qenë më pak se 100 metra larg qendrës shëndetësore.
Një video e botuar në internet tregon vogëlushen me fëmijën e saj në rrugë, ndërsa automjetet dhe motoçikletat kalojnë pa e kthyer kokën.
I porsalinduri, të cilit ende nuk i është prerë kordoni i kërthizës, është fotografuar duke qarë .
E vogla shihet duke mbështjellë foshnjën me fustanin e saj./SYRI.net/