Përplasje fizike dhe kërcënim me pistoletë në Butel të Shkupit

Persona të  panjohur dje mbrëma me kërcënim me pistoletë kanë tentuar t’i sulmojnë M.Zh. (22) dhe shokun e tij N.A. (25) në rrugën “Butelska” në Shkup, para një kafeneje.

Siç kumtoi PMB, ngjarja ka ndodhur në orën 23 derisa M.Zh. ka lëvizur me automjetin e tij në të cilin ka qenë edhe N.A. (25). Nga ana e majtë ata janë rrethuar nga një automjet nga i cili kanë dalë tre persona të panjohur, ndërsa paralelisht deri te automjeti të M,Zh. dhe pas tij, janë ndalur edhe dy automjete të tjera nga të cilat kanë dalë edhe disa persona. Tre personat të cilët kanë dalë nga automjeti që ua ka penguar rrugën, janë afruar deri te M.Zh. dhe N.A, dhe kanë filluar t’u drejtohen me fjalë abuzive. Në një moment, njëri nga personat ka nxjerrë pistoletë dhe ka arritur ta tërheqë N.A nga automjeti i bllokuar jashtë pas çfarë e ka sulmuar fizikisht.

Ndërkohë ka ardhur e një automjet i cili është ndaluar dhe nga ai kanë dalë një person më i moshuar dhe i cili është drejtuar në drejtim të sulmuesit me pistoletë në dorë dhe e ka detyruar së bashke me personat e tjerë ta lëshojnë vendin e ngjarjes.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button