RDK reagon ndaj demantit të Saraçinit

RDK reagon ndaj deklaratës së ministrit të ekonomisë Valon Saraçini, i cili dje demantoi partinë e Osmanit duke thënë se së shpejti në Zonën industriale në Tetovë do të punësohen ofro 5 mijë vetë.

‘Për fat të keq, Ministri sërish për të disatën herë në këto vite vetëm përmendi firma që do të ndërtojnë në të ardhmen zonën ekonomike të Tetovës por jo firma investuese, ndërsa sa për investime konkrete përgjigjja ishte sërish premtimi i stërpërsëritur në vite në stilin “do të investohet”, pa treguar asnjë firmë konkrete, asnjë afat, asnjë shumë investimi dhe asnjë numër konkret të vendeve të punës që ato do të hapnin!’, thuhet në reagimin me shkrim  të RDK-së.

Dje ministri Saraçini, në televizionin Alsat m, demantoi akuzat e RDK-së se ne viset e banuara me shqipatarë në Maqedoni nuk ka investime të huaja por vetëm në pjesët e banuara me maqedonas.

“Do kisha dashur të bëjë me dije se komisioni ka vendosur që për zonën e lirë të Tetovës, të kualifikohen në fazën finale dy kompani, një kompani norvegjeze dhe një kompani turke, të cilat duhet të vendosin dhe të aplikojnë për dokumentacionin që të fillojnë të realizojnë zonën e lirë të Tetovës. Tash ne duhet të parashohim edhe një afat  i cili do të jetë i fundit, se cili nga këto dy kompani që kanë kaluar fazën para-kualifikuese të fillojë të investojë ne Zonën e lirë në Tetovë”, tha Valon Saraçini, Ministër i ekonomisë.

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button