Deputetët diskutojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, një shqiptar mes tyre

Propozimi për zgjedhje të tre gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese sot përsëri temë e debatit para deputetëve në Parlament.

Deputetët në kuadër të vazhdimit të sesionit të 29, tash më hyjnë në ditën e tretë të debatit për zgjedhjen e gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Avokati Sali Murati është njëri nga anëtarët e propozuar për të qenë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.  
Të propozuar tjerë janë Elena Gosheva dhe  Nikolla Ivanovski.

Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, votimi për zgjedhjen e gjykatësve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbahet në seancën parlamentare të hënën.

Deputetët opozitarë kandidatët i karakterizojnë si kuadër jo-kompetent për të qenë në pozitën e gjykatësit. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button