Kontrolle të Inspektoratit shtetëror për punë – janë hasur 19 punëtorë të paparaqitur

Gjatë periudhës së verës të vitit 2017, janë organizuar më shumë aksione të inspektimit të punëdhënësit në sferën e ushqimit në më shumë qytete, me inspektorë nga qytete tjera të Republikës së Maqedonise.

Siç kumtojnë nga Inspektoriati, gjatë mbykqyrjes së punës janë hasur 19 punëtorë të paparaqitur për të cilët janë sjellur vendime me të cilat punëdhënësit janë obliguar që me punëtorët të bëjnë marrëveshje për punësim me afat të pacaktuar, si dhe në tre muajt e ardhshem të mos e zvogëlojne numrin e të punësuarve. Kundër këtyre punëdhënësve janë parashtruar kërkesa për kundërvajtje.

Gjithashtu gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në lidhje me evidencën e orarit të punës, punë jashtë orarit, mosdhënie të përllogaritjeve të rrogës mujore, si dhe mospërllogaritje e shtesës për punë në të kaluarën, per çka jane sjellur vendime per tejkalim të këtyre parregullsive.

Inspektorati shtetëror për punë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me mbikëqyrje dhe inspektim të perforcuar në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button