LSDM javën e ardhshme fillon negociatat me partnerët për zgjedhjet lokale
Partia qeveritare e LSDM-së javën e ardhshme do t’i fillojë bisedimet me koalicionet partnere për qasje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale, thonë për “Fokus”, nga partia, njofton Portalb.mk.
Sipas tyre, socialdemokratët do të fillojnë bisedime me partnerët e koalicionit, mes të cilave me PRSD dhe PLD dhe të tjera për lista të këshilltarëve, pastaj edhe për kandidatët për kryetarët e Komunave.
Madje ata shtojnë se mund të fillojnë bisedime edhe me partitë shqiptare me të cilat LSDM-ja ka koalicionuar për ndonjë qasje eventuale të përbashkët ose për përkrahje të përbashkët në mjediset e përziera etnike.
Sipas disa informatave jo zyrtare, një pjesë e partnereve koalicionere “të vogla” të Zoran Zaevit kanë ambicie të marrin kandidat për kryetar komune në komunë të madhe ku trendët janë në dobi të koalicioni qeverisës.
Nga LSDM-ja thonë se së shpejti do të njihet se kush do të jenë pikat e tyre të forta për zgjedhjet e këshilltarëve dhe kryetarët e Komunave, më parë do të zbatohen anketa që të testohet dëshira e qytetarëve.