Me 11 shtator Kuvendi do të fillojë diskutimin e interpelancave të ministrave

Kuvendi me 11 shtator do të diskutojë për interpelancat që opozita e VMRO-DPMNE-së i ka ngritur kundër disa ministrave, në rend të ditës janë caktuar interpelancat të ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovskas dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, VMRO-DPMNE ngriti interpelancë për Nikollovskin për shkak sjelljes së papërgjegjshme gjatë kohës së zjarreve, për Carovskën për shkak Strategjisë me emigrantët, ndërsa për Dimitrovin për shkak Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Njëkohësisht nga paria e Nikolla Gruevskit kanë ngritur interpelanca edhe për ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin, për ministrin e Ambientit Jetësor, Sadulla Durakun, ministrin e Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministrin e Financave Dragan Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button