Qeveria do t’i rrit kriteret për import të barërave

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurën për sjellje të propozim-ligjit për barëra dhe mjete medicinale i cili parasheh prurje të kritereve më të larta në procedurën për marrje të lejes për import paralel të barërave me të cilat parashihet të përmirësohet kontrolli i ilaçeve, njofton Portalb.mk.

Gjatë aplikimit të deritashëm të ligjit për barëra është konstatuar se në deklaracionin e barërave, i cili gjendet në pjesën e jashtme të paketimit, nuk ka informata të mjaftueshme se si duhet të përdoret dhe ruhet bari, si dhe për kriteret e procedurës së marrjes së lejes për import të tyre.

Njoftimi për përgatitje të propozim-ligjit është i qasshëm në Regjistrin Shtetëror Elektronik të Vetëm për Evidencë në Republikën e Maqedonisë (ENER) në të cilin mund të dërgohen mendime, vërejtje dhe sugjerime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button