Dy persona humbën jetën në aksidentin rrugor në rrugën Shtip Radovish
Dy persona humbën jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor në rrugën magjistrale Shtip-Radovish në dalje nga fshati Lakavicë i Shtipit.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, informoi se automobili “Folskvagen Sharan” rreth orës 6 e 40 minuta ka dalë nga aksi rrugor.
Sipas informacioneve paraprake nga ekspertiza, në vendin e ngjarjes humbën jetën dy bashkë-udhëtarë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i katërt me lëndime janë hospitalizuar në spitalin klinik të Shtipit.
Organet hetuese bëjnë ekspertizë që të konfirmohen arsyet për aksidentin. Dalja nga fshati Llakavicë është pikë e zezë në rrugën magjistrale Shtip-Radovish.