Haradinaj flet edhe për votat e AKR-së
Ramush Haradinaj u shfaq sot shumë optimist.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN tha se gjithë koha që u humb për konstituimin e institucioneve po shpaguhet me sigurimin e një mbështetje të gjerë, transmeton Klan Kosova.
Bile duke e përmendur me emër, la të kuptohet se tashmë e ka edhe mbështetjen e Behgjet Pacollit.