Propozohen anëtarët e rinj të Gjykatës kushtetuese, mes tyre një shqiptar

Avokati Sali Murati është njëri nga anëtarët e propozuar për të qenë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.  

Propozim vendimi  i cili u miratua sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në listën e anëtarëve të rinj përfshin dhe Nikolla Ivanovskin anëtar i Këshillit të Prokurorëve publikë dhe Elena Gosheva, ish kryetare e Këshillit të prokurorëve publikë.

Deputetët opozitarë kanë ndërprerë seancën e këtij Komisionit me pretekst se në momentin e fundit i kanë marrë propozimet e anëtarëve të rinj, ndërsa ato i kanë karakterizuar si kuadër jo-kompetent për të qenë në pozitën e gjykatësit.

Nesër në seancën e radhës së Parlamentit do të diskutohet për këtë çështje. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button