Rasti i Kalasë, reagon DPMNE: LSDM-ja frikësohet, prandaj kërkon nga Grubi të heshtë

LSDM-ja dhe Gordan Georgiev janë të vetmit që thirren të japin përgjigje për rastin e Kalasë, reagojnë nga VMRO-DPMNE ndaj akuzave të deputetit të LSDM-së të drejtuara Artan Grubit se po mbron kryeministrin Gruevski.  

“E lusim LSDM-n të mos na përziejë neve në marrëdhëniet e tyre me BDI-në dhe ato vet t’i pastrojnë marrëdhëniet të cilat filluan me ofertat për organizimin e incidenteve në Kalanë, siç pranoi publikisht Artan Grubi. Ai para syve të Georgievit pranoi se LSDM-ja ka kërkuar nga të që të organizojë protesta, për të krijuar tensione nga të cilat do të shfrytëzojnë ndonjë përfitim politik. Për këtë Gordan Georgiev heshtte dhe opinioni akoma pret përgjigje se kush nga LSDM-ja ka kërkuar dhe ka qenë prapa ofertës së tillë politike” thonë nga shtabi i VMRO-së. 
Nga kjo parti theksojnë se s’kanë pse të heshtin për ta mbrojtur Grubin. 

“Nëse ka treguar diçka e keqe duhet të mbajë përgjegjësi. LSDM-ja është frikësuar nga mundësia që të zbulohet e vërteta prandaj Georgiev i kërcënohet Artan Grubit se më mirë është që në të ardhmen të heshtë” thuhet në komunikatën e VMRO-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button