Maskat për fytyrë mund t’i bëni edhe vetë

Gjatë verës lëkura e fytyrës ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm, ndërkohë që gjatë pranverës nevojitet një terapi e veçantë vitaminash. Por, kjo nuk do të thotë që duhet tejkaluar përdorimi i tyre. Sasia e madhe e vitaminave mund të shkaktojë hipervitaminozë, që çon në tharje, skuqje dhe dehidrim të pjesshëm të lëkurës.

Për këtë arsye, e shëndetshme është taktika e dyfishtë: konsumim i vitaminave nëpërmjet ushqimit dhe aplikimi i jashtëm i produkteve kozmetike me përmbajtje vitaminoze. Zakonisht, me vitamina pasurohet kozmetika e përditshme, gjegjësisht, kremrat e ditës dhe ato të natës. Për këtë arsye ato mund të përdoren jo vetëm gjatë mungesëssë vitaminave, por gjithmonë kur lëkura ka nevojë për përkujdesje.

Lëkura e thatë: Nëse me afrimin e pranverës lëkura juaj bëhet shumë e thatë, përdorni produkte kozmetike që përmbajnë më tepër vitaminën E. Vendoseni kremin për lëkurë të thatë çdo natë me ndihmën e një pambuku në pjesët e thata të fytyrës, trupit dhe në rrudhat e thella. Edhe ju vetë mund të pasuroni kremin qe do ta përdorni nëse shtoni disa pika vitaminë E, e cila shitet në farmaci.

Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga i ftohti, kërkoni kombinimin e vitaminës E me vitaminën A. Kremin e duarve, i cili përmban këto dy vitamina, mund ta përdorni edhe për zbutjen e bërrylave, gjunjëve, thembrat e këmbëve apo për buzët e plasura.  

Në mbrëmje hidhni në ujë të zier një grusht me kajsi të thata, ndërsa në mëngjes shtypini dhe shtoni 2 lugë kafeje kos. Mbajeni për 15 minuta në fytyrën tuaj dhe do të shihni që ajo do të zbutë lëkurën. 2. Grini hollë majdanoz ( ai permban shumë vitaminë A) dhe shtoni vaj ulliri. Do të përfitoni një maskë të jashtëzakonshme.

Lëkura e yndyrshme: Nëse gjatë pranverës lëkura juaj bëhet poroze dhe e yndyrshme, ju mund të shmangni puçrat e pakëndshme duke përdorur kombinimin e vitaminës E dhe C. Maska në kushtet e shtëpisë. Përzini një lugë gjelle fruta të thata me një lugë gjelle grurë dhe zhytini në ujë të nxehtë. Shtoni 15 pika limoni të freskët dhe vendoseni maskën e fituar për 20 minuta. Ajo do të pastrojë poret tuaja dhe do të ripërtrijë ngjyrën e fytyres suaj. Shenjat e krijuara nga puçrat mund t’i hiqni me ndihmën e majdanozit të prerë hollë, të përzier me kripë. Kjo përdoret në formë të piling-ut.

Pa marrë parasysh llojin e lëkurës suaj, një nga vitaminat më të rekomanduara për lëkurën është vitamina C. Ajo përmirëson proceset e shkëmbimit, aktivizon funksionet mbrojtëse të saj, mbron muret e enëve të gjakut, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe normalizon ndarjen e yndyrërave nga djersa.

Lajme të ngjashme

Back to top button