Ministri Besimi takon në Uashington Filip Rikerin

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi dje në Uashington u takua me zëvendës ndihmës-sekretarin shtetëror të SHBA-së, Filip Riker dhe me drejtorin e angazhuar për çështje evropiane në Këshillin për siguri nacionale, Rik Holdzapel.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit është folur për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe njëherit Ministri Besimi shprehi  falenderim për mbështetjen e hapur dhe të vazhdueshme të SHBA-ve në procesin reformues në Republikën e Maqedonisë, si dhe në procesin e integrimit euroatlantik.

Gjithashtu, gjatë takimit u bë fjalë edhe për Samitin në Çikago dhe për rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO, që do të kishte ndikim pozitiv në tërë rajonin dhe do të ishte sukses edhe për Republikën e Maqedonisë dhe rajonin, por edhe për vetë Aleancën.

Këshilli për siguri nacionale është forumi themelor i presidentit të SHBA-së i cili merret me çështjet e sigurisë nacionale dhe politikës së jashtme. I krijuar me Aktin nacional të sigurisë prej vitit 1947, funksioni i tij themelor është ta këshillojë presidentin e SHBA-së lidhur me politikat për siguri nacionale dhe punë të jashtme, e njëherit të shërbejë edhe si vegël themelore për koordinim të politikave të përmendura ndërmjet agjencive të ndryshme qeveritare./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button