Tuntev: Kjo shumë ngjan me 27 prillin, nuk do të marrim pjesë në parodinë rreth Zvërlevskit

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në vazhdimin e seancës së sotme për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, tha se atë që e bën VMRO-DPMNE-ja opozitare “ngjan me prillin”, duke aluduar në ndodhitë e dhunshme të 27 prillit ku u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Tuntev tha se shumica parlamentare nuk do të marrë pjesë në “debatin e pakuptimë”.

“Të gjithë kemi hequr dorë nga diskutimet tona që sa më shpejtë të mbarojë kjo parodi rreth shkarkimit ligjor të prokurorit shtetëror. Kjo çfarë ndodh tani, kjo gjuhë e urrejtjes, më shumë ngjan në prillin, shpresoj që kolegët e opozitës do të ndalojnë dhe sa më shpejtë të fillojmë me procedurën për emërimin e prokurorit të ri”, tha Tuntev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button