Debati për shkarkimin e Zvërlevskit shtyhet për të hënën
Kuvendi i Maqedonisë do e vazhdojë nesër seancën e gjashtë ku debatohet për për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski. Krye-parlamentari vazhdimin e seancës fillimisht e caktoi për sot por më pas debati u shty për të hënën me fillim në ora 11 sepse ai sot në ora 19 do të mbajë fjalim me rastin e ceremonisë për përvjetorin e 16-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Dje, deputetët e opozitës i propozuan Kryetarit të Kuvendit që seanca të vazhdojë të hënën, por ai nuk u pajtua dhe caktoi vazhdim për sot, duke thënë se për shkak të replikave të tyre të shumta vetë ata mbajnë përgjegjësi që Kuvendi duhet të punojë edhe të dielave.