Vuçiqi do të krijojë “bosht të paqes dhe të stabilitetit” me shqiptarët

Nëse e krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar se në shtator do të tentojë që të institucionalizojë dialogun e brendshëm rreth Kosovës në të gjitha forumet, shkruan sot Koha Ditore.

“Na mbetet qenësore edhe marrëdhënia me boshnjakët. Të gjitha të tjerat do t’i mbajmë nën kontroll”, ka thënë ai në TV Pink.

Vuçiq ka thënë edhe se Serbia është nën presionin e fuqive të mëdha, por ka porositur se ajo është shtet sovran dhe i pavarur dhe se askush nuk do të vendosë në emër të qytetarëve të saj përveç atyre.

Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit kur bëhet fjalë për Kosovën, e që do të ishte e kënaqshme për të dy palët. “Ne sot nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button