Japonia pohon se do të rrëzojë raketë të gjuajtur prej Koresë së Veriut drejt Guamit

Armata japoneze mund të kap raketat që Koreja e Veriut eventualisht do t’i gjuante ndaj territorit amerikano-pacifik Guam, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Incunori Onodera.

Në fjalimin në komisionin e Dhomës së poshtme të parlamentit ai tha se forcat kombëtare të mbrojtjes do të marrin urdhër që ta rrëzojnë raketën e gjuajtur drejt Guamit nëse vlerësohet se është kanosje edhe për Japoninë.

Sipas ekspertëve, Japonia nuk ka kapacitet të rrëzojë raketë e cila do të kalonte mbi territorin e saj mbi Guam.

Sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënës i Qeverisë japoneze, Joshihide Suga deklaroi se shteti asnjëherë nuk do të mund të tolerojë provokime prej Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button