Talibanët i kanë liruar 235 persona që i kishin rrëmbyer

Talibanët i kanë liruar 235 persona që i mbanin të rrëmbyer në një fshat të largët në pjesën veriore të Afganistanit. Në këtë fshat ka dyshime se i kanë masakruar më se 50 civilë shiitë, në një sulm të rrallë të përbashkët me grupin ekstremist, Shteti Islamik, kanë thënë mbrëmë zyrtarët, transmeton REL.

“Këtë mbrëmje, 235 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë liruar nga Mirza Olang, si rezultat i ndërmjetësimit nga pleqtë lokalë dhe zyrtarët provincialë”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i guvernatorit provincial, Zabibullah Amani.

Ai, po ashtu, ka njoftuar se “një numër i panjohur i njerëzve ende po mbahen të rrëmbyer atje”.

Talibanët dhe pjesëtarët e Shtetit Islamik, në një operacion të rrallë të përbashkët, në fshatin me popullatë shumicë shiite, Mirza Olang, i kanë vrarë afro 50 meshkuj, femra dhe fëmijë, më 5 gusht, pasi i kanë dëbuar milicitë e mbështetura nga qeveria, gjatë luftimeve dyditëshe, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button