Saliu: Nuk ka më zjarre në Maqedoni

“Gjendja me zjarret në Maqedoni është stabilizuar, zjarri në Makedonski Brod është shuar”, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se ka pasur zjarr të vogël në Katllanovë, është djegur bari i thatë, por nuk është alarmuar. Gjithashtu ka theksuar se në disa vende ka pasur vetëm tym. Zjarr të vogël ka pasur edhe në pyllin e Komunës Zelenikovë , por gjendja ka qenë nën kontroll dhe nuk janë dërguar ekipe.

“Personalisht dhe me përgjegjësi konfirmoj se gjendja me zjarret në Maqedoni është në rregull. Lus që zjarret të mos keqpërdoren për qëllime politike”, ka shtuar Saliu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button