Humbja e pasionit fillon nga komunikimi i keq

Për secilën kritikë partnerit drejtojni pesë komplimente. Në këtë mënyrë grindja do të përfundojë me një pajtim të “nxehtë” në vend që të jetë vrasëse e libidos.
Krahas kësaj, çiftet të cilat për secilën grindje përgjigjeshin me pesë komplimente apo falenderime në 94 për qind të rasteve kishin qëndruar në martesë më gjatë se dhjetë vite.

Nëse çifti kurrë nuk komunikon, pasioni herët apo vonë do të shuhet ngaqë njërit nga partnerët dëshirat nuk i janë plotësuar. Por edhe vëmendja e shtuar mund të jetë një “dush i ftohtë”. Mund të provoni me fjalët si “A të pëlqen kjo pozitë?”, “A të pëlqeu kjo…?”, “Dëshiron pak ujë?” dhe të ngjashme.

Por, zgjidhja është e thjeshtë. Me zë të lehtë bëjani me dije partnerit se gjithçka është në rregull dhe se me gjuhën e trupit do t’i tregoni ku dëshironi ta puthni apo prekni.

Në mënyrë që ndonjë kile shtesë të mos e shuaj pasionin e dashurisë, blini disa rroba të brendshme seksi, të cilat do t’i theksojnë atributet tuaja, e që njëherësh mbulon mangësitë. Besojini të dashurit tuaj kur ju thekson se jeni më e bukura dhe personi më terheqës.

Xhelozia e tepërt
Pa marrë parasysh se a është pikëlluar në të kaluarën apo ndihet i pasigurt, posesiviteti i partnerit është vrasës i libidos. Por, duhet ta bindni se nuk ka pse të frikësohet.

Ndjenjat dhe diskutimet
Sa më tepër të diskutoni, kjo do të shndërrohet në një shprehi që vret pasionin tuaj. Kështu që paralajmërojeni për p. sh., lënia e çorapeve të palara nëpër dysheme.

Karakteri nuk paragjykohet
Fjalitë që fillojnë me: “Ti gjithmonë” dhe “Ti kurrë” vështirë harrohen, e që paragjykojnë karakterin e jo sjelljen, as që munden ta zgjidhin problemin. Kështu partneri detyrohet të vetëmbrohet, e ju e dini se ku dërgon e gjithë kjo.

    

Lajme të ngjashme

Back to top button