Rona Nishliu me ‘Suus’, mbi dyqindmijë klikime në ueb faqen e Eurosong

Nga klikuesit e shumtë nga vende të ndryshme të botës, kënga ‘Suus’ vazhdon të komentohet me tone jashtëzakonisht admiruese, ndërkohë që videoklipi me regji të Bekim Lumit dhe realizim të Produksionit ‘Koperativa’ komentohet si vizuelizim i veçantë artistik dhe adekuat i kësaj kënge.

Në kuadër të përpjekjeve për një promovim sa më të gjerë të këngës, ekipi i ‘Suus’ do të udhëtojë nëpër disa vende pjesëmarrëse në Eurosong. 

Me këngën ‘Suus’, e cila është kompozuar nga Florent Boshnjaku, Rona Nishliu ka fituar në edicionin e 50-të të Festivalit të Kënges në RTSH. 

Triumfi në këtë festival tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës ‘Suus’ rrugëtimin drejt Bakusë, në Azerbajxhan, ku, në garën e madhe të këngës europiane, Rona do ta përfaqësojë Shqipërine./rtk/

Lajme të ngjashme

Back to top button