Të punësuarit në Stacionin hekurudhor në grevë

Të punësuarit e dy ndërmarrjeve të Stacionit hekurudhor (Transport dhe Infrastruktura) sot filluan grevën paralajmëruese, me çka në orën 14.00 ndaluan komunikacionin.

Ata nëpërmjet të një lajmërimi njoftuan se arsyeja për këtë grevë është mos marrja e pagave që nga shkurti, me çka nuk respektohet marrëveshja nga takimi me Ministrin për transport dhe lidhje dhe Ministrin për punë dhe politikë sociale e mbajtur më 5 mars të këtij viti, ku u vendos që pagat do të fillojnë të merren me rregull çdo muaj, edhe atë jo më vonë se më datën 25-të të muajit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button