Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për shëndetësi, kulturë, punë dhe politikë sociale dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Para Komisionit për shëndetësi është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, i parashtruar prej një grupi deputetësh, derisa para Komisionit për kulturë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë në procedurë të shkurtuar, gjithashtu në lexim të dytë.

Komisioni për punë organizon debat publik për Propozim ligjin e Strategjisë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve për vitin 2017-2027 dhe Propozim ligjin e Planit kombëtar aksionar për integrimin e refugjatëve 2017-2027.

Anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, megjithatë do të konfirmojnë vendime për shkarkimin e zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për themelimin e grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet dhe shtetet tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera, për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button