Guvernatori Bogov kërkon nga partitë politike që ta respektojnë pavarësinë e BPRM-së

Guvernatori i Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, lidhur me komentet për punën e BPRM-së të shpalosura gjatë këtyre ditëve nga ana e nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Jovanovski dhe Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së, thekson se nuk ka ndërmend të komentojë deklarata të politikanëve dhe se pavarësia e BPRM-së duhet respektuar.

“Banka popullore ka të drejtën dhe është e detyruar që të marrë masa të ndryshme në sferën e politikës monetare me qëllim që t’i realizojë qëllimet e parapara me Ligjin e BPRM-së për stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin financiar dhe duke mos i cënuar ato, ta përkrahë politikën ekonomike”, u shpreh ai.

“Ia lejmë publikut të vlerësojë se a është i shqetësuar z. Jovanovski për efektet negative nga masat më të reja të BPRM-së lidhur me normat e interest për depozitët e qytetarëve”, u shpreh guvernatori Bogov./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button