Vetëvendosje voton sot për Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë njofton se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature.

“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.

VV njofton se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen sot, e diel.

“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa votimet do të jenë siç vijon:

Në 16:30 voton Shpend Ahmeti në zyrë të Qendrës së Prishtinës

Në 17:30 Albin Kurti në shkollën Naim Frashëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button