Irani hedh poshtë kërkesat e Perëndimit

Irani përsëri hedh poshtë kërkesën e Perëndimit që të ndalojë pasurimin e uraniumit. Kushtet paraprake janë të papranueshme për Teheranin. Të shtunën zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve ndërkombëtare në Stamboll.

Para negociatave ndërkombëtare të planifikuara për t’u zhvilluar në fund të kësaj jave lidhur me konfliktin e programit atomik iranian frontet qëndrojnë të ashpërsuara. 

Perëndimi sipas informacioneve të gazetës “Nju Jork Times” do të kërkojë në fillim të bisedimeve të raundit të tretë që Irani ta ndalojë pasurimin e uraniumit në 20 për qind dhe të gjitha rezervat t’i krijojë jashtë vendit.

Pasurimi i uraniumit në 20 për qind rrit, sipas këndvështrimit të Perëndimit, mundësitë që brenda disa muajsh të prodhohet uranium për të ndërtuar armë. Për ndërtimin e një bombe atomike duhet uranium që pasurohet në mbi 80 për qind. Udhëheqja në Teheran e ka hedhur poshtë kërkesën për një ndalim të pasurimit të uraniumit dhe mbylljen e impiantit nëntokësor nuklear Fordo./DW.de/

Lajme të ngjashme

Back to top button