Rebelohen serbët në veri, demolojnë objektin e vendosur nga policia

Qindra serbë janë tubuar në zonën e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës rreth orës 13:00, duke demoluar kontejnerin e policisë, të vendosur pesë minuta me herët nga ana e Policisë së Kosovës.

Në fakt pak pas orës 13:00, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vendosur në zonën e Tre Rrokaqiejve një postbllok statik, ndërsa menjëherë është dëgjuar alarmi, ku pas pesë minutash janë tubuar qindra serbë në këtë zonë, duke përndjekur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe duke rrotulluar kontejnerin.

Derisa gjendja është e tensionuar në këtë zonë, banorët shqiptarë janë të shqetësuar për sigurinë e tyre edhe pse vërehen forca të shtuara ndërkombëtare duke qarkulluar në këtë vend.

Forca të shtuara të Policisë së EULEX-it ka edhe në urën kryesore në lumin Ibër.

Ndryshe, vendosja e pikës statike të policisë në lagjen e Tre Rrokaqiejve ishte vendosur pas paralajmërimit të dhënë dje nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi./Kosovapress/

Lajme të ngjashme

Back to top button