Shtatmadhoria e ARM: S’ka pasur sulm, as ushtarë të lënduar në Afganistan!

Në bazat ku janë të pranishëm ushtarët e Maqedonisë në Afganistan, gjatë periudhës së fundit nuk ka ndodhur asnjë sulm, dhe as që është lënduar ndonjë ushtarë i Maqedonisë, deklaroi për plusinfo, koloneli Mirçe Gjorgoski, zëdhënës i Shtatmadhorisë së ARM-së. 

“Pas publikimit të videos në Youtube, Shtatmadhoria e ARM-së kontrolloi incizimin, me ç’rast kontaktuam edhe me ushtarët tanë në Afganistan. Prej atje morëm informatë se sulmi në këtë video nuk ka ndodhur këtyre ditëve, dhe as që ka pasur ndonjë aksion një kohë të gjatë. Dua që t’i lajmërojë familjarët e ushtarëve të Maqedonisë në Afganistan se të gjithë janë gjallë e shëndosh dhe s’ka vend për panik”, theksoi Gjorgoski. /plusinfo/

Lajme të ngjashme

Back to top button