“Protagon”: Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje, çka bën Athina?

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov javën e kaluar në Shkup nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe miqësi “i cili siç duket ndërron shumë gjëra në Ballkan dhe në të njëjtën kohë e thekson izolimin grek”, shkruan portali grek “Protagon.

Duke iu referuar “ekspertëve nga rajoni”, portali shkruan se ky hap mund të konsiderohet si qëndrim neutral i Bullgarisë, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, për çështjen e emrit, sidomos që me nënshkrimin e tij, “është tejkaluar edhe një mospajtim shumë i rëndësishëm mes dy vendeve”.

“Bullgaria me të vërtetë është vendi i parë që e ka njohur IRJM-në si “Maqedoni” në vitin 1992, por asnjëherë nuk e ka pranuar ekzistimin e “kombësisë maqedonase” dhe “gjuhës maqedonase”. Por, kjo marrëveshje është nënshkruar, siç njoftuan mediat edhe në dy vendet “në gjuhën maqedonase” në pajtim me Kushtetutën e ‘Maqedonisë’ dhe në gjuhën bullgare, sipas Kushtetutës së Bullgarisë”, thekson “Protagon”.

Portali komenton se “siç duket në këto rrethana në rajon krijohet situatë e re në të cilën Greqia edhe një herë është lojtar dytësor dhe vëzhgues i ngjarjeve”.

Ekonomistë me përvojë shumëvjeçare në punë në dy vendet, komentojnë se Bullgaria në thelb jozyrtarisht “e bashkon” Maqedoninë, përmes ekspanzionit dinamik ekonomik dhe diplomatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button