Destani do të kandidohet për kryetar të komunës së Tetovës?

Pronari i kompanisë së madhe “Ecolog” nga Tetova, Lazim Destani ka paralajmëruar kandidimin e tij për kryetar të komunës së Tetovës. 

Këtë paralajmërim biznesmeni Destani e ka bërë përmes ueb faqes së vet zyrtare www.lazimdestani.com, ku nën fotografinë e tij është shrkuar “Rinia tetovare kërkon biznesmenin tetovar Lazim Destani për kryetar komune”. 

Në të njejtën ueb faqe është nxjerrë edhe një formular të cilin qytetarët të cilët e përkrahin kandidimin e tij për kryetar komune, mund ta plotësojnë me të dhënat e veta personale.
Ende nuk ka informacione nëse biznesmeni i njohur do të garojë si kandidat i pavarur, ose si kandidat i ndonjë partie politike. 

Emri i Lazim Destanit si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës së Tetovës u rrotullua edhe para zgjedhjeve lokale të vitit 2009. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button