Maqedonia vetëm në fjalë vend bujqësor, gjysma e ushqimit vjen nga importi

Domatet dhe krastravecat nga Turqia, hudhra madje nga Kina e largët, ndërsa mishi i ngriri nga Brazili. As gjysma e asaj që e hamë nuk është nga Maqedonia, ndonëse Maqedonia, zyrtarisht deklarohet si vend bujqësor i cili prodhon ushqim të shëndetshëm.

Të dhënat e statistikës flasin se importi i ushqimit në Maqedoni rritet, ndërsa bie eksporti, analizon “Dnevnik”-u i sotëm.

Importi i përgjithshëm i ushqimit gjatë vitit të kaluar, mbërriti rekord 672 milionë dollarë, që është për thuajse 10 për qind më shumë se në vitin 2010, kur kemi importuar ushqim në vlerë prej 616 milionë dollarë.

Deficiti në tregti me prodhime ushqimore mbërrriti 298 milionë euro dhe brenda një viti është rritur për rreth 30 për qind. Shqetëson fakti se eksporti i ushqimit nga vendi, në vend se të rritet, shënon trend rënës.

Për ekspertët, arsyeja më e madhe që ushqehemi nga importi është ajo se prodhimtaria vendore është në heshtje, pa strategji, ndërsa marrëveshjet për tregti të lirë kufizojnë vendin në masat që mund t’i ndërmerr për kufizimin e importit. Tregtarët e shikojnë fitimin e tyre, andaj në zgjedhje çdoherë përparësi i japin prodhimit më të lirë, pavarësisht nëse është vendor ose i importuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button